• e shtunë, 05 tetor 2024

Arrestohet një person nga Gjevgjelia i cili ka tranportuar emigrantë ilegalë

Arrestohet një person nga Gjevgjelia i cili ka tranportuar emigrantë ilegalë

Shkup, 10 korrik, 2023 (MIA) - Dje në orën 19.20 në aksin rrajonal 1102 f. Përdejc - f. Smokvicë nga nëpunësit policorë të Stacionit policor Bogorodicë në kuadër të Qendrës rajonale për punë kufitare "Jug" është privuar nga liria N.G. (41) nga Gjevgjelia, pasi në automjetin motorik "bmw 120" me targa të Strumicës, i transportuar pesë persona ilegal me emigrantë nga Siria.

Siç kumtoi MPB, ekspertizë në vendin e ngjarjes ka bërë një ekip i Qendrës rajonale për punë kufitare "Jug". Emigrantët janë vendosur në Qendrën transitore të pranimit Vinojug - Gjevgjeli për procedurë të mëtejmë

Për ngjarjen është njoftuar Prokurori publik, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit do të shtrohet parashtresë përkatëse.

Fot: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR