• e mërkurë, 03 korrik 2024

Arrestohet një diler nga Dibra, te ai gjendet kokainë

Arrestohet një diler nga Dibra, te ai gjendet kokainë

Shkup, 21 korrik 2023 (MIA) - Nëpunësit policor të SPB Tetovë mëngjesin e sotëm nga ora 01:00 deri në orën 02:30 në parking prapa një objekti hoteliere në Zherovjanë të Tetovës kanë privuar nga liria 34-vjeçarin A.H. nga Dibra.

 Siç njoftojnë nga MPB-ja, tek ai janë gjetur dhe konfiskuar 42 pako me kokainë.

 "Personi është ndaluar në Stacionin Policor Tetovë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të vijojë parashtresë përkatëse, informojnë nga policia.

 Foto: MPB

 

QËNDRONI TË LIDHUR