Arrestohet një diler, bastisje në Veles, gjendet drogë
- Nëpunësit policorë nga SPB Veles mbrëmë në orën 20:00 e kanë privuar nga liria A.G.(29) nga Velesi.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 10:17, 7 korrik, 2023

Shkup, 7 korrik 2023 (MIA) - Nëpunësit policorë nga SPB Veles mbrëmë në orën 20:00 e kanë privuar nga liria A.G.(29) nga Velesi.
Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, sipas një urdhri të marrë paraprakisht, bënë të ditur sot nga MPB-ja, është gjetur marihuana.
“Personi është arrestuar dhe ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzimi përkatës”, informojnë nga MPB-ja. ar/
Foto: MIA