• e mërkurë, 03 korrik 2024

Arrestohet një diler, bastisje në Shkup, gjendet drogë

Arrestohet një diler, bastisje në Shkup, gjendet drogë

Shkup, 13 shkurt 2024 (MIA) - Në zonën e Karposhit, dje në ora 14:45, zyrtarë policorë nga Njësiti për trafikim të paligjshëm me drogë pranë SPB Shkup, e kanë privuar nga liria T.K.(39) nga Shkupi, kumtuan sot nga MPB-ja.

Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, të kryer me urdhër të Gjykatës Themelore Penale Shkup, është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Në kumtesë theksohet se personi është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR