• e premte, 05 korrik 2024

Arrestohet një burrë për disa raste të lëshimit të minjve në restorantet e "Mekdonallds" në Birmingam

Arrestohet një burrë për disa raste të lëshimit të minjve në restorantet e

Birmingam, 2 nëntor 2023 (MIA) - Në Britaninë e Madhe, një burrë 32-vjeçar është arrestuar në lidhje me disa raste të lëshimit të brejtësve të gjallë në restorantet e "Mekdonallds" në Birmingam.

Policia njoftoi se është duke e marrë në pyetje një person të dytë, i indentifikuar si Bilall Husein (30)në  lidhje me incidentet, të cilat duket se janë protesta të ndërlidhura me konfliktin në Gaza. Në videon që qarkullon në internet, të ftuarit në një restorant mund të shihen se si kërcejnë në panik ndërsa minjtë e pikturuar me ngjyrat e flamurit palestinez vrapojnë rreth tyre. 

Aktivistët propalesinezë, gjoja kanë bërë thirrje për protesta kundër "Mekdonallds" pasi restoranti i tyre në Izrael dhuroi ushqim për ushtarët izraelitë dhe personelin e sigurisë, raportoi "Telegraf".

Policia njoftoi se incidentet po trajtohen si shkelje të rendit pubilk. si/mb/

Foto: Piksabej

 

QËNDRONI TË LIDHUR