• e shtunë, 06 korrik 2024

Arrestohet një burrë 30-vjeçar, parashtrohet kallëzim penal për dhunim

Arrestohet një burrë 30-vjeçar, parashtrohet kallëzim penal për dhunim

Shkup, 22 qershor 2023 (MIA) - SPB Shkup-Njësiti për Kriminalitet të Dhunshëm-Njësia për Delite të Gjakut dhe Delikte Seksuale parashtroi kallëzim penal kundër S.A. (30) nga Republika e Turqisë, me vendbanim në f. Pagarushë, komuna Studeniçan, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale sipas nenit 186 të Kodit Penal.

"Më datën 24.12.2022 rreth orës 03:30 minuta në rr. “Qirili dhe Metodi” në Shkup fizikisht e ka sulmuar shkupianen 24 vjeçare, e ka prekur në trup dhe është vetkënaqur. Pas ndërmarrjes së masave është vërtetuar se ai është autori dhe më 21.06.2023 ai është privuar nga liria dhe me procedurë të shpejtë kundër tij është parashtruar kallëzim penal, pas së cilës është dërguar para prokurorit publik kompetent", thuhet në kumteësn e MPB-së. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR