• e enjte, 12 dhjetor 2024

Arrestohet krimineli nga rrethina e Likovës, i dënuar me pesë vjet e shtatë muaj dënim me burg

Arrestohet krimineli nga rrethina e Likovës, i dënuar me pesë vjet e shtatë muaj dënim me burg

Shkup, 22 korrik 2024 (MIA) - Nëpunës policorë të SPB Kumanovë, dje në orën 4:00, e kanë privuar nga liria A.I. (35) nga fshati Nikushtak, komuna e Likovës. 

Siç bëri të ditur MPB, ai është dënuar me pesë vjet e shtatë muaj dënim me burg për veprat penale "prodhimi i palejuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve" sipas nenit 215, "trafikimi i qenieve njerëzore" sipas nenit 418 dhe "falsifikimi i dokumenteve" sipas nenit 378 të Kodit Penal, dhe kërkohej me urdhër për vazhdimin e vuajtjes së dënimit prej tre vjetëve.

Personi është dërguar në Institucionin Ndëshkues-Korrektues të Burgut Idrizovë për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit me burgim. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR