• e martë, 29 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Arrestohet krimineli në rrethinën e Tetovës për vuajtjen e dënimit me burg prej tre vjet

Arrestohet krimineli në rrethinën e Tetovës për vuajtjen e dënimit me burg prej tre vjet

Shkup, 27 shkurt 2025 (MIA) - Më 26.02.2025 në orën 19.20 në f. Bërvenicë, rrethina e Tetovës, nëpunës policorë nga SPB Tetovë dhe Stacioni Policor Gostivar e kanë arrestuar H.V.(35) nga Kavadari.

MPB sot kumtoi se ai është kërkuar me urdhërarrest në bazë të urdhërit gjyqësor për vuajtjen e dënimit me burg në kohëzgjatje prej tre vjet për veprat e kryera penale „prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve“ sipas nenit 215 dhe „marrjes së mjetit motorik“ sipas nenit 242 të Kodit Penal.

Personi u dërgua në Institucionin Ndëshkues-Korrektues Burgu Idrizovë për vuajtjen e dënimit. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR