• e martë, 30 korrik 2024

Arrestohet krimineli i kërkuar me urdhërarrest për vuajtjen e dënimit me burg prej katër vjetëve

Arrestohet krimineli i kërkuar me urdhërarrest për vuajtjen e dënimit me burg prej katër vjetëve

Shkup, 29 korrik 2024 (MIA) - Nëpunës policorë të Skuadrës Operative për Ndjekje pranë SPB Shkup sot rreth orës 13:30 minuta në Kompleksin e Klinikave “Nëna Terezë” në Shkup, e kanë privuar nga liria R.S. (23) nga Shkupi.

Nga MPB kumtuan se ai është kërkuar me urdhërarrest nacional në bazë të urdhëresës gjyqësore të Gjykatës Themelore Penale Shkup për vuajtjen e dënimit me burg në kohëzgjatje prej katër vjetëve për vepër penale të kryer “dhunë” sipas nenit 386 të Kodit Penal.

Personi, siç njoftojnë nga policia, do të dërgohet në institucion kompetent ndëshkues korrektues. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR