• e mërkurë, 03 korrik 2024

Arrestohet kontrabanduesi nga rrethina e Negotinës, gjenden 320 litra mallra për të cilat paguhet akcizë

Arrestohet kontrabanduesi nga rrethina e Negotinës, gjenden 320 litra mallra për të cilat paguhet akcizë

Shkup, 2 tetor 2023 (MIA) - Në Pikëpagesën “Gradsko”, dje në orën 15:20, nëpunës policorë të Njësitit mobil pranë Departamentit për Çështje Kufitare dhe Migracion në Byronë për Siguri Publike e kanë arrestuar K.C. (23) nga f. Timjanik - Negotinë.

Gjatë kontrollit të automjetit të pasagjerëve “mercedes”, të cilin ai e ka drejtuar, infirmua nga MPB, është gjetur dhe sekuestruar mall për të cilin paguhet akcizë, përkatësisht shtatë tuba me gjithsej 320 litra pije alkoolike pa asnjë dokument. Personi është në mbajtje në stacion policor, kurse për rastin është informuar Drejtoria e Doganave.

Pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR