• e shtunë, 29 qershor 2024

Arrestohet kontrabanduesi nga rrethina e Kumanovës, gjenden gjashtë migrantë nga Siria

Arrestohet kontrabanduesi nga rrethina e Kumanovës, gjenden gjashtë migrantë nga Siria

Shkup, 24 korrik 2023 (MIA) - Nëpunës policorë të Stacionit Policor për Mbikqyrje Kufitare Sopot pranë Qendrës Rajonale për Çështje Kufitare Veri dje në ora 13:50 e kanë privuar nga liria B.Z. (26) nga Shkupi.

Siç informoi MPB, ai është kapur se si me automjetin “folkswagen” me tabela të regjistrimit të Shkupit, ka kryer transportimin e gjashtë personave migrantë nga Siria, prej tyre një i mitur.

Migrantët janë vendosur në Qendrën për Pranim Tranzit në Tabanoc, kurse B.Z. ëshjtë në mbajtje në stacion policor. Pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës, thuhet në kumtesë. bsh/

Foto: MIA arkiv 
 

QËNDRONI TË LIDHUR