• e enjte, 27 qershor 2024

Arrestohet kontrabanduesi me migrantë në autostradën Gjevgjeli-Demir Kapi

Arrestohet kontrabanduesi me migrantë në autostradën Gjevgjeli-Demir Kapi

Shkup, 8 tetor 2023 (MIA) - Nëpunës policorë të QRÇK Jug-SP Mihajllovë dhe SP për ÇK dhe MK Bogorodicë dje rreth orës 20:00 minuta e kanë arreastuar I.S. nga f. Koreshnicë, i cili me furgonin “reno” me targa të regjistrimit të Kavadarit ka transportuar 30 migrantë.

Siç njofton MPB-ja, shoferi ka tentuar të arratiset nga vendi i ngjarjes, por është privuar nga liria prej nëpunësve policorë.

Për rastin në fjalë është informuar Prokurori Publik nga PTHP për NKOK dhe pas dokumentimit të rastit kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR