• e martë, 24 dhjetor 2024

Arrestohet kontrabanduesi i migrantëve

Arrestohet kontrabanduesi i migrantëve

Shkup, 24 janar 2024 (MIA) - Nëpunës policorë të Stacionit Policor për Mbikqyrje Kufitare dhe Kontroll Kufitar “Bogorodicë” pranë Qendrës Rajonale për Çështje Kufitare “Jug” mbrëmë rreth orës 20:00 në afërsi të fshatit Mërzenci-Gjevgjeli, e kanë privuar nga liria M.K. (21) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “kontrabandë me migrantë” sipas nenit 418 të Kodit Penal, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.

"Më herët, te f. Negorci-Gjevgjeli, nëpunës policorë kanë dhënë shenjë për ndalimin e automjetit të pasagjerëve “folkswagen passat” të cilin M.K. e ka drejtuar, por ai ka vazhduar me vozitjen dhe në afërsi të f. Negorci e ka ndaluar automjetin dhe ka tentuar të arratiset, pas së cilës është kapur dhe është privuar nga liria. Gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur shtatë persona migrantë, prej tyre katër nga Siria, një nga Nepali, një nga Egjipti dhe një nga Palestina", kumtoi MPB.

Personi është në mbajtje në stacion policor, kurse migrantët janë gjetur dhe janë transferuar në Qendrën Tranzitore për Pranim në Gjevgjeli. Pas dokumentimit të plotë të rastit, në koordinim me Prokuror Publik, kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës. bsh/

Foto: MIA arkiv

 

QËNDRONI TË LIDHUR