• e mërkurë, 03 korrik 2024

Arrestohet kontrabanduesi, gjenden migrantë nga Siria

Arrestohet kontrabanduesi, gjenden migrantë nga Siria
Shkup, 14 prill 2023 (MIA) - Në rrugën magjistrale M1, në drejtim Gjevgjeli-Shkup, në vendin e quajtur “Parking Miletovo” nëpunës policorë të Stacionit Policor Bogorodicë e kanë privuar nga liria D.GJ. (36) nga Strumica, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “kontrabandë me migrantë”, e dënueshme sipas nenit 418 b paragrafi 4 dhe veprën penale “falsifikim të dokumentit”, e dënueshme sipas nenit 378 paragrafi 3 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal.
 
Siç sot bënë të ditur nga MPBja,  ai është pikasur duke i marrë tetë migrantë nga Siria në automjetin “audi A4” me tabela të regjistrimit të Vinicës, të cilat kanë qenë nga automjet tjetër.
 
 Për rastin në fjalë është informuar Prokurori Publik. Personat migrantë janë vendosur në Qendrën Tranzitore për Pranim “Vinojug” Gjevgjeli për procedurë të mëtejme, kurse i denoncuari D.GJ. është dërguar në Stacionin Policor Gjevgjeli dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës. ar/
 
 Foto: MIA
 
 

QËNDRONI TË LIDHUR