Arrestohet kontrabandisti i migrantëve, gjenden 15 persona nga Kina
- Në vendkalimin kufitar Bogorodicë, në dalje nga shteti mbrëmë në orën 22:45, nëpunësit policorë nga QRÇK Jug kanë privuar nga liria M.A.(38) nga Bosnja e Hercegovina, i cili ka qenë duke drejtuar një automjet transportues "Mercedes" me gjysmërimorkio me targa të Bosnjës, pasi gjatë kontrollit në gjysmërimorkio janë gjetur 15 emigrantë nga Kina, njëri prej të cilëve i mitur.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 10:50, 29 gusht, 2024

Shkup, 29 gusht 2024 (MIA) - Në vendkalimin kufitar Bogorodicë, në dalje nga shteti mbrëmë në orën 22:45, nëpunësit policorë nga QRÇK Jug kanë privuar nga liria M.A.(38) nga Bosnja e Hercegovina, i cili ka qenë duke drejtuar një automjet transportues "Mercedes" me gjysmërimorkio me targa të Bosnjës, pasi gjatë kontrollit në gjysmërimorkio janë gjetur 15 emigrantë nga Kina, njëri prej të cilëve i mitur.
Siç informojnë sot nga MPB-ja, është njoftuat prokurori publik i Prokurorisë Themelore Publike Shkup dhe për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se ka kryer veprën penale "kontrabandim me migrantë" sipas nenit 418-b paragrafi 4, dhe në lidhje me paragrafin 2 të KP, kundër M.A. do të parashtrohet kallëzim përkatës, emigrantët janë transferuar në Qendrën për Tranzitore për Pranim në Gjevgjeli.
Foto dhe video MPB