• e hënë, 23 dhjetor 2024

Arrestohet i mituri i cili vrau një polic, ndërsa plagosi edhe një tjetër në Bosanska Krupa

Arrestohet i mituri i cili vrau një polic, ndërsa plagosi edhe një tjetër në Bosanska Krupa

Bosanska Krupa, 25 tetor 2024 (MIA) - I mituri i cili mbrëmë vrau një polic dhe plagosi një tjetër në Bosanska Krupa është 15-vjeçar dhe është arrestuar, kumtoi MPB e Kantonit të Unës-Sanës.

Ai mbrëmë e sulmoi stacionin policor në Bosanska Krupa, ku vrau një polic nga Bosanski Novi dhe plagosi një tjetër nga Bosanska Krupa. Sulmin e kreu me armë të ftohtë, së pari e sulmoi policin të cilin e vrau, e më pas intervenoi polici i lënduar.

I mituri është fanatik i trajnuar radikal islamik, pohon për ATV një burim i afërt me hetimin.

"Pas vrasjes së policit, hetuesit gjetën porosi në të cilat sulmuesi Elmir S. deklaronte se shkaqet për sulmin ndaj policisë janë 'mbështetja për zionistët, dëshira për Bashkim Evropian, vrasje të myslimanëve të pafajshëm dhe vrasje të sheiukut Jusuf Barçiq' (lider dhe themelues i lëvizjes salafiste në BeH, i cili e humbi jetën në aksidentin rrugor në Tuzëll në vitin 2007)", deklaroi burimi për ATV-në. Burimi i njejtë thekson se sulmuesi rrjedhë nga një familje, abai i të cilit është anëtar i lëvizjes vehabiste, ndërkaq shpesh është parë me bashkëmendimtarë në një kafene në Bosanska Krupa.

Profili i tij në Fejsbuk, i cili është përplot me karakteristika islamiste, tregon se ai është ekstremist islamik, thekson ATV. Siç është saktësuar, në fotografinë në prapavijë të profilit qëndron flamuri i brigadës "Abdulla Azam", përkatësisht grupit militant që është pjesë e Al Kaedës në Liban.

Në rrugët e Bosanksa Krupës gjatë natës ishin të pranishëm numër i madh i pjesëtarëve të policisë speciale, policisë së unofromuar, si dhe inspektorë të MPB-së Kantonit të Unës-Sanës. ab/

Foto: МIА arkivi

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR