Arrestohet i arratisuri i tetë nga burgu në Nju Orleans, kërkohen edhe dy të tjerë
- Autoritetet amerikane kumtuan se pas më shumë se një jave kërkimesh, është arrestuar i burgosuri i tetë që u arratis nga një burg në Nju Orleans. Kërkimet janë ende duke vazhduar për dy të arratisur të tjerë.
- Post By Lindita Sulejmani
- 11:33, 27 maj, 2025
Nju Orleans, 27 maj 2025 (MIA) – Autoritetet amerikane kumtuan se pas më shumë se një jave kërkimesh, është arrestuar i burgosuri i tetë që u arratis nga një burg në Nju Orleans. Kërkimet janë ende duke vazhduar për dy të arratisur të tjerë.
Prokurorja e përgjithshme e Luizianës, Liz Marrill, njoftoi se Lenton Vanburen u arrestua në Baton Ruzh dhe u kthye në paraburgim.
Gjithsej 10 të burgosur u arratisën më 16 maj, pasi kanë ikur përmes toaletit. Zhdukja e tyre është vërejtur disa orë më vonë, gjë që shkaktoi kërkim masiv.
Sipas Ej-Bi-Si-Njuz, shtatë persona janë arrestuar nën dyshimin se u kanë ndimuar të arratisurve, përshirë edhe një punonjës burgu i akuzuar se e ka ndalë ujin në toaletin. ls/
Foto: Arkiv/ilustrim