• e premte, 28 qershor 2024

Arrestohet hajduti i druve në Shkup, do të vijojë parashtresa përkatëse

Arrestohet hajduti i druve në Shkup, do të vijojë parashtresa përkatëse

Shkup, 20 janar 2024 (MIA) - Nëpunës policorë nga Njësia policore Saraj mbrëmë në atarin e fshatit Llaskarc, Shkup, kanë ndaluar personin B.A. (19) nga fshati Llaskarc, i cili është kapur duke transportuar dru zjarri pa dokumentacion, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

"Ai është kapur duke transportuar dru zjarri pa dokumentacion në automjetin 'Ford Eskort' me targa të Shkupit", njofton MPB.

Prej aty kumtojnë se vetura dhe drutë janë konfiskuar, ndërsa personi është ndaluar në Njësinë policore Saraj. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të bëhet kallëzimi përkatës. bsh/

Foto: MIA arkiv

 

QËNDRONI TË LIDHUR