• e hënë, 30 shtator 2024

Arrestohet grabitësi nga Tetova, zbardhen tre krime

Arrestohet grabitësi nga Tetova, zbardhen tre krime

Tetovë, 11 prill 2023 (MIA) - Një tetovar njëzet e shtatë vjeçar është arrestuar  nga policia si i dyshuar për tre grabitje në qytet. Ai është arrestuar dje rreth orës 16 e 15 minuta në qytet.

"Tetovari njëzet e shtatë vjeçar E.I. i cili dyshohet se më 9 dhe 10 të këtij muaji ka kryer dy grabitje dhe një tentim grabitje në kazino në Tetovë. Duke i kërcënuar të punësuarit  me sende të mprehta dhe të forta, ai ka marrë një shumë të caktuar parash", informoi  Marjan Josifoski, zëdhënës i SPB Tetovë.

 Me parashtresë përkatëse me të cilën do të përmbyllen tre lëndët, ai sot, ndërsa  në koordinim me prokurorin publik do të paraqitet para gjykatësit në procedurë paraprake në Gjykatën Themelore të Tetovës. ar/

 Foto. Arkivi i MIA-s

 


 

QËNDRONI TË LIDHUR