Arrestohet banori i Velesit i kërkuar me urdhërarrest
- Në Veles dje në orën 12:25 nëpunësit policor nga SBP Veles kanë arrestuar M.P (46) nga Velesi, kumtuan sot nga MPB-ja.
- Post By Fami Bajrami
- 12:44, 7 mars, 2025

Shkup, 7 mars 2025 (MIA) - Në Veles dje në orën 12:25 nëpunësit policor nga SBP Veles kanë arrestuar M.P (46) nga Velesi, kumtuan sot nga MPB-ja.
Ai kërkohet me urdhërarrest qendror në bazë të urdhrit të Gjykatës Themelore Veles për vuajtjen e dënimit me burg prej dy vjet për kryerjen e veprës penale sipas nenit 188 të Kodit penal. Personi është dërguar në Institucionin ndëshkues- korrektues Idrizovë për vuajtjen e dënimit. rq/
Foto: arkivi i MIA-s