• e hënë, 23 dhjetor 2024

Arrestohet anesteziologu i spitalit të Tetovës i cili kishte xhiruar dhe publikuar pacientët në “Tik Tok”

Arrestohet anesteziologu i spitalit të Tetovës i cili kishte xhiruar dhe publikuar pacientët në “Tik Tok”

Shkup, 15 prill 2023 (MIA) - Nga MPB-ja për MIA-n  konfirmojnë se është arrestuar anesteziologu që xhironte dhe publikonte pacientët në “Tik Tok”.

Në Odër të Tetovës mbrëmë në orën 23:40, nëpunësit e policisë kanë arrestuar  V.D. (43), duke vepruar pas kallëzimit nga ana e  P.V., drejtor i Spitalit Klinik
Tetovë që V.D., i punësuar si anesteziolog në spital, ka xhiruar dhe publikuar nëpërmjet rrjetit "Tik Tok" personelin mjekësor dhe pacientët që kanë marrë ndihmë mjekësore.     

 Është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të rastit do të dorëzohet kallëzim përkatës.

 Drejtori i Spitalit Klinik nga Tetova, Pllumb Vela, i cili e ka raportuar rastin në polici, paralajmëroi se gjatë ditës do të japë më shumë detaje rreth këtij rasti në spitalin e Tetovës. ar/

Foto. MIA 

 

QËNDRONI TË LIDHUR