• e shtunë, 23 nëntor 2024

Arrestohen tre kontrabandues nga Kosova, kanë transportuar emigrantë nga Siria

Arrestohen tre kontrabandues nga Kosova, kanë transportuar emigrantë nga Siria

Shkup, 5 tetor 2023 (MIA) - Mbrëmë në ora 03:25 minuta në autostradën Gjevgjeli-Shkup tek kyçja në Demir Kapi, në aksion të koordinuar të nëpunësve policorë të Stacionit Policor për Mbikqyrje Kufitare “Mihajllovë” dhe të Stacionit Policor për Kalim Kufitar dhe Mbikqyrje Kufitare “Bogorodicë”, pranë Qendrës Rajonale për Çështje Kufitare “Jug”, nga liria janë privuar R.О.(21), B.C.(26) dhe К.F.(26), të gjithë nga Kosova.

"Rreth orës 03:05 minuta në afërsi të Gjevgjelisë, pas ndërmarrjes të veprimeve zyrtare, nëpunësit policor kanë vërejtur se si në furgonin “ford” me targa nacionale të Kosovës, të cilin e ka drejtuar R.O., janë duke hyrë më shumë persona migrantë. Në shenjën e dhënë për ndalesë, automjeti ka vazhduar të qarkullojë dhe pas ndërmarrjes së masave plotësuese për ndaljen e tij, automjeti “folkswagen tiguan” me targa nacionale të Kosovës, në të cilin kanë qenë B.C. dhe K.F., në autostradë i ka penguar automjetet zyrtare policore. Pas tunelit “Jarovicë” nga automjeti “ford” kanë dalur persona migrantë, kurse automjetet kanë vazhduar me qarkullimin", informojnë nga MPB.

Nga ana e nëpunësve policorë në vend janë hasurnëntë migrantë nga Siria, të cilët më vonë janë transferuar në Qendrën për Pranimin e të Huajve në Shkup, kurse shumë shpejt, tek kyçja Demir Kapi të dy automjetet janë ndaluar dhe personat në ato automjete janë arrestuar dhe janë në mbajtje në stacion policor. Pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tyre do të parashtrohet kallëzim përkatës. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR