• e mërkurë, 03 korrik 2024

Arrestohen nëntë persona, prej tyre edhe shtetas të huaj, tek ata gjendet drogë

Arrestohen nëntë persona, prej tyre edhe shtetas të huaj, tek ata gjendet drogë

Shkup, 8 dhjetor 2023 (MIA) - Më datë 07/08.12.2023 në Qendër Sportive në rajonin e Karposhit, nëpunës policorë të Njësitit për Tregti të Palejuar dhe të Njësitit të Policisë Intevenuese pranë SPB Shkup i kanë privuar nga liria nëntë persona: I.K. (41) nga Shkupi, N.J.(31) nga Probishtipi, P.V. (26) nga Manastiri, S.G. (31) nga Shkupi, N.K. nga Kosova, G.G.R. (31) nga Meksiku, D.M. (23) nga Shkupi, F.P. (30) nga Shkupi dhe N.I. (22) nga Kumanova, për arsye se tek ata janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë dhe materie në gjendje pluhuri ngjyrë e bardhë.

Siç informojnë nga MPB, pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tyre do të parashtrohet kallëzim përkatës. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR