Arrestohen kontrabandistët e migrantëve, gjenden gjashtë persona nga Siria, në digën Palurci
- Në afërsi të digës së Palurcit, Komuna Bogdanci, nëpunës policorë të Stacionit policor të vendkalimit dhe mbikqyrjes kufitare Dojrani Vjetër në Qendrën Rajonale për Çështje Kufitare Jug, dje kanë privuar nga liria personat A.N.(22) dhe R.A.(28), të dy nga Republika e Serbisë, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për veprën penale “kontrabandim me migrantë”.
- Post By Besnik Shuki
- 16:00, 13 shtator, 2023
Strumicë, 13 shtator 2023 (MIA) - Në afërsi të digës së Palurcit, Komuna Bogdanci, nëpunës policorë të Stacionit policor të vendkalimit dhe mbikqyrjes kufitare Dojrani Vjetër në Qendrën Rajonale për Çështje Kufitare Jug, dje kanë privuar nga liria personat A.N.(22) dhe R.A.(28), të dy nga Republika e Serbisë, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për veprën penale “kontrabandim me migrantë”.
Siç thuhet në kumtesë, në ora 13:55 në rrugën Dojran-Bogdanci, në afërsi të digës së Palurcit, nëpunësit policorë kanë vërejtur migrantë të cilët kanë hyrë në automjetet Opel dhe Audi me targa të Shkupit dhe janë nisur pas tyre. Menjëherë automjetet janë ndalur dhe drejtuesit e mjeteve janë larguar nga vendi, ndërsa pranë veturave janë gjetur gjashtë migrantë nga Siria. Pas marrjes së masave dhe veprimeve është gjetur personat A.N. dhe R.A. dhe janë privuar nga liria.
Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të dorëzohet parashtresa përkatëse. bsh/
Foto: MIA arkiv