• e enjte, 04 korrik 2024

Arrestohen katër persona, tek ta gjenden dy kilogramë marijuanë

Arrestohen katër persona, tek ta gjenden dy kilogramë marijuanë

Shkup, 27 korrik 2023 (MIA)- Nëpunës policor nga SPB Veles dje në orën 13.50 kanë privuar nga liria GJ.P. (54) nga f.Orashë-Çashkë, I.M. (47) nga Strumica, H.M. (37) nga Koçani dhe R.G. (46) nga f. Bogomillë-Çashkë te të cilët janë gjetur rreth dy kilogram marijuanë.

"Pas informatave paraprake dhe ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve, nëpunës policorë kanë kryer kontrolle në automjetet 'renaul senik' me tabela të regjistrimit të Koçanit i drejtuar nga H.M. dhe 'folksvagen golf' me tabela të regjistrimit të Velesit i drejtuar nga Gj.P. në të cilin janë transportuar edhe persona tjerë. Gjatë kësaj, në automjetin ‘renault’ janë gjetur rreth dy kilogramë marijuanë", informojnë nga MPB-ja.

Personat janë mbajtur në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tyre do të parashtrohet kallëzim përkatës.

Foto: MIA dhe MPB

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR