Arrestohen dy persona për grabitjen e djeshme në Kumanovë
- Policia e Kumanovës ka arrestuar dy persona nga fshati Bukoviq i Shkupit për grabitjen e djeshme në Kumanovë, kumtoi sot policia.
Kumanovë, 16 mars 2024 (MIA) - Policia e Kumanovës ka arrestuar dy persona nga fshati Bukoviq i Shkupit për grabitjen e djeshme në Kumanovë, kumtoi sot policia.
Të dy dyshohet se e kanë goditur me "xhip" 63-vjeçarin nga Kumanova, rrugës për në vendbanimin Karposh në Kumanovë, kanë shkaktuar një përplasje, kanë qëlluar në të, i kanë marrë një çantë me para dhe i kanë vënë zjarrin "xhipit".
"Sot (16.03.2024) nëpunës policorë të SPB Kumanovë i kanë privuar nga liria M.A. (28) dhe E.A. (32) të dy nga f. Bukoviq-Shkup.Ata dyshohen se më datën 15.03.2024 rreth orës 20:20 minuta në rr. “Dane Bozhinov” në Kumanovë me automjetin e pasagjerëve “range rover” me targa të regjistrimit të Shkupit kanë gorditur automejtin “folkswagen passat”, të cilin e ka drejtuar S.S. (63) nga Kumanova, gjatë së cilës edhe kanë shkrepur me armë në drejtim të tij dhe ia kanë marrë çantën me të holla, kurse më vonë e kanë djegur automjetin “range rover”", kumtoi policia.
M.A. dhe E.A. janë arrestuar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tyre do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Foto: printskrin dhe Arkivi i MIA-s