Arrestohen dy kontrabandistë, gjenden pesë emigrantë
- Nëpunësit policorë nga Stacioni Policor për Mbikëqyrje Kufitare Bllacë dje rreth mesditës në rrugën Jadranska Magistralla në Shkup, i kanë privuar nga liria A.T. (60) dhe G.I. (54) të dy nga fshati Vollkovë, rajoni i Shkupit, sepse në automjetet "fiat stilo" dhe një "volksvagen pasat", të dyja me targa të Shkupit, kanë transportuar pesë emigrantë nga Maroku.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 11:46, 11 shkurt, 2025

Shkup, 11 shkurt 2025 (MIA) - Nëpunësit policorë nga Stacioni Policor për Mbikëqyrje Kufitare Bllacë dje rreth mesditës në rrugën Jadranska Magistralla në Shkup, i kanë privuar nga liria A.T. (60) dhe G.I. (54) të dy nga fshati Vollkovë, rajoni i Shkupit, sepse në automjetet "fiat stilo" dhe një "volksvagen pasat", të dyja me targa të Shkupit, kanë transportuar pesë emigrantë nga Maroku.
Siç informojnë sot nga MPB-ja, paraprakisht, nëpunësit policorë i kanë vërejtur emigrantë duke dalë nga automjetet dhe pas marrjes së masave, automjetet janë ndaluar, ndërsa drejtuesit e automjeteve janë privuar nga liria.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të ngrihet kallëzim përkatës.
Foto: Arkivi i MIA-s