• e hënë, 23 dhjetor 2024

Arrestohen dhjetë persona për eksploatim seksual dhe tregti me fëmijë

Arrestohen dhjetë persona për eksploatim seksual dhe tregti me fëmijë

Shkup, 12 maj 2023 (MIA) - Njësiti Nacional për asgjësimin e kontrabandës me migrantë dhe tregtisë me njerëz pranë Sektorit për hetime kriminalistike në Departamentin për asgjësimin e krimit të organizuar dhe serioz, dje nën udhëheqjen e prokurorit publik nga Prokuroria Themelore për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, në bashkëveprim me SPB Tetovë dhe SPB Shkup, realizoi rastin për vepra penale të kryera “tregti me fëmijë”, e kryer nga ana e njëmbëdhjetë personave.

Siç informoi MPB, në harkun kohor nga viti 2020 deri në shtator të vitit 2021 G.SH., duke shfrytëzuar gjendjen e pafuqisë dhe vulnerabarilitetin e fëmijës, në marrëveshje paraprake me S.S., A.P. dhe K.H., kanë kryer veprën penale në atë mënyrë në të cilën e kanë joshur fëmijën në kryerjen e akteve seksuale përmes eksploatimit seksual dhe shfrytëzimin e tij në kryerjen e akteve seksuale ose formave tjera të eksploatimit seksual me të denoncuarit R.A., I.Z., I.E., A.M., Q.Q., F.A., dhe A.SH., për kompensim në të holla në shumë nga 50 deri më 500 euro, me qëllim të përfitimit personal të dobisë materiale në mënyrë kundërligjore.

"Në bazë të urdhëresave gjyqësore nga Gjykatës në procedurë paraprake të Gjykatës Themelore Penale Shkup, në rajonin e Tetovës në dy lokacione janë kryer bastisje në shtëpi dhe në hapësira tjera ndihmëse dhe nga liria janë privuar tetë persona, derisa në rajonin e Gostivarit nga liria janë privuar dy persona, kurse një person gjendet jashtë Republikës së Maqedonisë së Veriut", kumtoi MPB.

Në kumtesë thuhet se Departamenti për asgjësimin e Krimit të Organizuar dhe Serioz deri te PTHP NKOK parashtroi kallëzim penal kundër njëmbëdhjetë personave, prej tyre G.SH. (51) nga Tetova për veprën penale “tregti me njerëz” (418-g paragrafi 2) S.S. (59) nga Tetova për “tregti me fëmijë” (418-g paragrafi 1 dhe 3), A.P. (67) nga Tetova dhe K.H. (50) nga Gostivari për “tregti me njerëz” (418-g paragrafi 1)  dhe R.A. (69), I.Z. (55) I.E. (67), A.M. 950), Q.Q. (53) dhe F.A. (63), të gjithë nga Tetova dhe A.SH. (51) nga Gostivari për “tregti me njerëz” (neni 418-g paragrafi 3) të Kodit Penal. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR