Arrestohen dhjetë hajdutë druri në një aksion të madh policor në Malin e Zi të Shkupit, sekuestrohen 400 metra kub dru zjarri të prera ilegalisht
- Në vendin e quajtur Ramno në Malin e Zit të Shkupit në datën 19.09. dhe 20.09.2023, në një aksion të përbashkët të Njësisë së Policisë Kriminalistike, Njësiti për Renditje të Shpejtë pranë Departamentit për Operacione Speciale të Policisë, SPB Shkup, Policisë Pyjore dhe Ndërmarrjes Publike “Pyjet Nacionale”, janë privuar nga liria personat S.A.(28), R.A.(22), XH.A.(24), E.A.(37), B.S.(39), D.A.(51), Q .A.(53), S.A.(47), XH.S. (34), të gjithë nga fshati Brest dhe B.M.(27) nga fshati Haraçinë, Shkup.
Shkup, 21 shtator 2023 (MIA) - Në vendin e quajtur Ramno në Malin e Zit të Shkupit në datën 19.09. dhe 20.09.2023, në një aksion të përbashkët të Njësisë së Policisë Kriminalistike, Njësiti për Renditje të Shpejtë pranë Departamentit për Operacione Speciale të Policisë, SPB Shkup, Policisë Pyjore dhe Ndërmarrjes Publike “Pyjet Nacionale”, janë privuar nga liria personat S.A.(28), R.A.(22), XH.A.(24), E.A.(37), B.S.(39), D.A.(51), Q .A.(53), S.A.(47), XH.S. (34), të gjithë nga fshati Brest dhe B.M.(27) nga fshati Haraçinë, Shkup.
Personat janë gjetur në vend gjatë prerjeve të paligjshme të druve dhe gjatë kësaj kanë gjetur rreth 400 metër kub dru zjarri të prera.
"Në vendngjarje janë gjetur katër kamionë të ngarkuar me dru zjarri, një automjet, tre sharrë elektrike me motor dhe sende të tjera që përdoreshin për prerjen e druve. Automjetet, drutë dhe sendet e tjera janë marrë për procedim të mëtejshëm, ndërsa personat janë ndaluar në stacionin policor dhe me ta është bërë bisedë zyrtare", theksojnë nga MPB-ja.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, në koordinim me prokurorin publik, ndaj personave do të ngrihet kallëzim penal nga neni 226 i Kodit Penal. mb/
Foto dhe video: MPB