• e mërkurë, 25 shtator 2024

Arrestohen 20 persona në një manifestim në Dojranin e vjetër, tek ata është gjetur drogë

Arrestohen 20 persona në një manifestim në Dojranin e vjetër, tek ata është gjetur drogë

Shkup, 3 korrik 2023 (MIA) - Policia në kuadër të masave të intensifikuara të marra gjatë mbajtjes së një manifestmi në Dojranin e vjetër, gjatë fundjavës ka arrestuar 20 persona, një prej të cilëve ishte shtetas grek, tek të cilët gjatë kontrollit është gjetur shumëllojshmëri droge.

"Gjatë fundjavës së kaluar nëpunësit policor nga Sektori për tregti të paligjshme me drogë, armë dhe substanca të rrezikshme pranë Departamentit për polici kriminale në koordinim dhe veprim të përbashkët me Sektorin për punë të brendshme Strumicë dhe njësinë për tregti të paligjshme me drogë pranë SPB Shkup morën masa të intensifikuara gjatë mbajtjes së një manifestimi muzikor në Dojranin e vjetër, me qëllim të zbulimit të veprave penale dhe shkeljeve nga fusha e tregtisë së paligjshme me drogë. Njëkohësisht, janë privuar nga liria 20 persona, mes tyre një shtetas grek, tek të cilit gjatë kontrollit është gjetur shumëllojshmëri droge", informojnë sot nga MPB-ja.

Për rastet është njoftuar Prokurori publik nga Prokuroria themelore publike Gjevgjeli dhe pas dokumentimit të tyre të plotë do të ngrihet kallëzim penal.

“Këto kontrolle të përforcuara, përveç sanksionimit të duhur të këtij lloj krimi, synojnë edhe parandalimin e shitjes dhe përdorimit të paligjshëm të lëndëve narkotike tek të rinjtë, si vizitorët më të shpeshtë të këtij lloj manifestimi muzikorë”, theksohet në kumtesën e sotme nga MPB-ja. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR