• e hënë, 23 dhjetor 2024

Arrestohen 14 shtetas të Serbisë, të cilët kanë mashtruar shtetas gjermanë për një milion euro

Arrestohen 14 shtetas të Serbisë, të cilët kanë mashtruar shtetas gjermanë për një milion euro

Beograd, 2 maj 2024 (MIA) - Katërmbëdhjetë persona në Serbi janë arrestuar për shkak të mashtrimeve ndërkombëtare përmes "koll-qendrave" në të cilat janë dëmtuar disa shtetas gjermanë për një shumë rreth një milion euro, kumtoi sot Ministria e Punëve të Brendshme në Serbi.

Siç thuhet në kumtesën e MPB-së, me kërkesë të Gjermanisë, pjestarë të policisë dhe Shërbimit për luftë të krimit të lartë teknologjik pranë Drejtorisë teknike, kanë marrë pjesë në aksionin ndërkombëtar policor, e i cili ka të bëjë me mashtrim të kryer nga një grup i organizuar kriminel ndërkombëtar.

Gjatë kontrollit të banesave dhe hapësirave tjera në 22 lokacione, prej të cilave dy në territorin e Nishit dhe nëntë në territorin e Novi Pazarit, janë gjetur prova. rq/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR