• e mërkurë, 18 dhjetor 2024

Arrestime në Pakistan pas sulmeve në kisha dhe shtëpi të krishterëve

Arrestime në Pakistan pas sulmeve në kisha dhe shtëpi të krishterëve

Xharanvala, 17 gusht 2023 (MIA) - Policia pakistaneze ka arrestuar thuajse 130 persona gjatë natës në pjesën lindore të vendit ku një grup i besimtarëve mysliman, të revoltuar për shkak të përdhosjes së Kuranit nga ana e një krishteri i cili më herët sulmoi kishat dhe shtëpitë e krishterëve pakicë.

Viktima nuk ka, por krishterët që jetojnë në atë zonë me familjet e tyre në Faisalabad në qytetin Xharanvala shpejt janë larguar në vende më të sigurta.

Kalid Muhtar, prift lokal deklaroi se një pjesë e madhe e krishterëve të cilët jetojnë në atë zonë janë larguar në një vend më të sigurt.

Edhe shtëpia ime ishte e djegur, tha ai dhe shtoi se më shumë se 17 kisha në Xharanvala kanë qenë cak i sulmeve. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR