• e hënë, 23 dhjetor 2024

Armenia kërkon tërheqjen e akuzës së Hagës për pastrim etnik në Nagorno Karabah

Armenia kërkon tërheqjen e akuzës së Hagës për pastrim etnik në Nagorno Karabah

Jerevan, 22 prill 2024 (MIA) - Avokatët të cilët e përfaqësojnë Armeninë kërkuan nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë që ta hedhë poshtë akuzën e Azerbajxhanit për pastrim etnik në Nagorno Karabah. 

Azerbajxhani filloi procedurë para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në vitin 2021 për rastin, më pak se një javë pasi Armenia filloi kontestin kundër Azerbajxhanit për luftën në Nagorno Karabah në vitin 2020 në të cilën humbën jetën më shumë se 6.600 persona. 

Azerbejxhani javën e kaluar kërkoi nga Gjykata që ta refuzojë kërkesën e Armenisë. 

Lidhur me akuzën për Azerbajxhanin, Armenia e konteston juridiksionin e gjykatës së KB-së me seli në Hagë. 

Nagorno Karabah është në territorin e Azerbajxhanit, por ishte nën kontrollë të kryengritësve armenë të mbështetur nga Jerevani nga viti 1994 deri në vitin e kaluar, kur Azerbajxhani e mori kontrollin. 

Në ofensivën e Azerbajxhanit vitin e kaluar, shumica e popullatës armene në atë territor, e cila atëherë ishte rreth 120.000, ishte dëbuar. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR