• e hënë, 23 dhjetor 2024

Armata vazhdon së bashku me të gjitha institucionet dhe qytetarët të kontribuojë në ballafaqimin me zjarrit

Armata vazhdon së bashku me të gjitha institucionet dhe qytetarët të kontribuojë në ballafaqimin me zjarrit

Shkup, 17 korrik 2024 (MIA) - Gjatë ditës së sotme, në koordinim me të gjitha organet kompetente, pjesëmarrëse në shuarjen e zjarrit, Armata me më shumë se 100 pjesëtarë drejtpërdrejtë të angazhuar të Batalionit të dytë këmbësorik, kanë marrë pjesë në shuarjen e zjarrit në disa lokacione në zonën e gjerë të Sertës.

"Grupi, i cili gjatë ditës së djeshme është përfshirë në vendosjen nën kontroll të zjarrit në rrethinën e Radovishit, në lokacionin Porekata, sot ka vazhduar në të njëjtën rajon, ndërsa grupet tjera janë angazhuar në zonën e fshatrave Dragoevë dhe Shtrakalevë drejt poligonit Krivollak dhe vendit nga Pepelishtja drejt Sertës", kumtuan nga Shtatëmadhoria e Armatës.

Në shuarjen nga ajri, dy helikopterët nga VING-u i aviacionit kanë kryer 14 fluturime dhe kanë hedhur 28 tonë ujë. Njëheri, përmes qendrës operative, thuhet në kumtesë, pjesëtarët e VING-ut ndihmojnë në koordinimin e aktiviteteve të fluturimit të helikopterëve nga Turqia, Sllovenia, Serbia dhe Mali i Zi.

Si masë parandaluese, është formuar ekip në gjendje gatishmërie, i cili nëse ka nevojë për angazhim në rajonin e poligonit Krivollak, do të përfshihet me kohë në shuarjen e zjarreve. rq/bsh/

Foto: SHM e ARM-së

QËNDRONI TË LIDHUR