• e hënë, 23 dhjetor 2024

Armata ukrainase po tërhiqet nga disa zona në frontin verior, në zonën Harkov

Armata ukrainase po tërhiqet nga disa zona në frontin verior, në zonën Harkov

Kiev, 15 maj 2024 (MIA) - Armata ukrainase njoftoi se duhet të tërhiqet nga disa zona të caktuara në frontin verior, në zonën Harkov, ku Rusia më 10 maj filloi ofensivë të re.

Në kumtesën e Shtatmadhorisë ukrainase të publikuar mbrëmë, bëhet e ditur se armata i ka ndryshuar qëndrimet në zonat në Lukjanc dhe Vovçansk. 

"Si përgjigje e zjarrit armiqësor dhe sulmit të këmbësorisë, njësitet tona u transferuan në pozicione më të favorshme me qëllim që t'i shpëtojnë jetët e ushtarëve tanë dhe të shmangin viktima", njoftoi Shtatmadhoria në rrjetet sociale. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR