Armata siriane e mori kontrollin e qytetit Deir Hafer
- Armata e Sirisë kumtoi se ka marrë kontrollin e plotë të qytetit Deir Hafer, i cili ndodhet në lindje të Alepos.
Damask, 17 janar 2026 (MIA) - Armata e Sirisë kumtoi se ka marrë kontrollin e plotë të qytetit Deir Hafer, i cili ndodhet në lindje të Alepos.
Ushtria siriane ka marrë kontrollin e Deir Hafer pasi më parë Forcat Demokratike Siriane (FDS) të udhëhequra nga kurdët u tërhoqën nga qyteti, ku ditët e fundit kishte përleshje.
Tërheqja e FDS-së erdhi pasi presidenti i Sirisë, Ahmed al Shaara me dekret i njohi të drejtat kombëtare të kurdëve, ndërsa gjuha kurdem së bashku me gjuhën arabe, u bë gjuhë zyrtare.
Al Shaara theksoi se kurdët janë pjesë përbërëse e Sirisë, të cilët janë margjinalizuar dhe shtypur nga qeveritë e mëparshme për dekada të tëra.
Në provincën siriane Alepo javën e kaluar shpërthyen përleshje midis ushtrisë siriane dhe SDF-së, ku e humbën jetën 23 persona, ndërsa më shumë se 150.000 u larguan nga qytetit.
Qeveria siriane dhe FDS-ja, të cilat kontrollojnë pjesën verilindore të vendit, vitin e kaluar negociuan për muaj të tërë për të integruar trupat ushtarake dhe civile kurde në institucionet shtetërore siriane deri në fund të vitit 2025, por bënë përparim të vogël. ls/
Foto: EPA