• e martë, 01 tetor 2024

Armata shënon 32 vjetorin e ekzistimit

Armata shënon 32 vjetorin e ekzistimit

Shkup, 18 gusht 2024 (MIA) - Në Qendrën për stërvitje në ujë në Ohër, sot me fillim nga ora 10:00, në prani të krerëve më të lartë ushtarak dhe shtetëror, do të mbahet ceremonia qendrore me rastin e 18 gushtit. Dita e Armatës dhe 32 vjetori i formimit të saj.

Të pranishmëve do t'u drejtohet presidentja Gordana Siljanovska Davkova dhe ministri i Mbrojtjes Vllado Misajlovski.

"Në solemnitet do të bëhet edhe ceremonia e pranim-dorëzimit të kryeshefit të shtatmadhorisë së Armatës si dhe fjalim i kryeshefit të deritanishëm të shtatmadhorisë, gjeneral nënkoloneli Vasko Gjurçinovski dhe kryeshefit të sapoemëruar të shtatmadhorisë, gjeneral-majori Sashko Lafçiski", kumtuan nga Ministria e Mbrojtjes.

Në solemnitet janë ftuar kryeministri Hristijan Mickoski, ministrat e Qeverisë, deputetët e Kuvendit, ish ministrat e Mbrojtjes dhe kryeshefët e shtatmadhorive, gjeneralët e pensionuar, mysafirë të shquar nga disa institucione në Republikë, komandanti i gardës kombëtare të Vermontit, gjeneral-majori Gregori Najt, kori diplomatik në Republikën e Maqedonisë së Veriut...

Shënimi i 18 gushtit - Dita e Armatës së Maqedonisë filloi të premten (16 gusht) me një tubim ceremonial tradicional të punonjësve të Shtatmadhorisë dhe Ministrisë në pllajën përballë Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtatmadhorisë, ndërsa me ceremoni ushtarake festa është shënuar edhe në komandat dhe njësitë e Armatës në të gjitha kazermat e Republikës.

Me rastin e Ditës së Armatës, mbrëmë në kazermën "Ilinden" të Shkupit është kryer gjuajtje nderi me artileri me shkrepje të 10 togave me mjete artilerie nga batalioni artilerik i Armatës.

18 gushti është zgjedhur si ditëlindja e Armatës, dita kur në vitin 1943 u formua batalioni "Mirçe Acev" në malin Slavej, i cili konsiderohet si formacioni i parë i organizuar ushtarak i LNÇ-së në Maqedoni. Procesi për formimin e Armatës bashkëkohore të Maqedonisë, sërish filloi në vitin 1992, kur ish presidenti Kiro Gligorov, me udhëheqësinë e UPJ-së e firmosi marrëveshjen për dislokimin e armatës federale nga territori i Republikës së Maqedonisë.

Armata e Maqedonisë sot është pjesë përbërëse e sistemit të sigurisë më të madhe kolektive pasi Republika e Maqedonisë së Veriut në mars të vitit 2020 u bë anëtarja e 30-të me të drejtë të plotë në NATO.

Maqedonia e Veriut në vendin e 11 në NATO sipas vlerësimit të PBB të destinuar për mbrojtjen

Maqedonia e Veriut në Buxhetin shtetëror për vitin 2024 për nevojat e mbrojtjes ka parashikuar 263 milionë dollarë, që paraqet 2,22 për qind të PBB-së së vendit, theksohet në raportin e fundit të NATO-s për shpenzimet në mbrojtje të vendeve anëtare.

Sipas përcaktimeve të NATO-s, shpenzimet e mbrojtjes janë pagesa të bëra nga qeveritë kombëtare për nevojat e forcave të tyre të armatosura, aleatëve ose Aleancës. Shpenzimet e mbrojtjes, ndër të tjera, përfshijnë kostot e forcave të tjera të financuara nga buxhetet e ministrive të tjera, përveç atyre të Ministrisë së Mbrojtjes, si dhe mjetet e paguara drejtpërdrejt nga shteti për pensionet e ushtarakëve dhe civilëve që ishin të punësuar në strukturat ushtarake, për operacionet paqeruajtëse dhe humanitare, për shkatërrimin e armëve, pajisjeve dhe municioneve, si dhe për kërkim dhe zhvillim.

Nga totali i shpenzimeve të mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut, përqindja më e madhe ose 43,9 për qind është dedikuar për pagat e personelit ushtarak, e ndjekur nga 29,3 për qind për blerjen e pajisjeve, kërkimin dhe zhvillimin, 23 për qind për operacionet dhe mirëmbajtjen dhe shpenzimet e tjera dhe 3,8 për qind për infrastrukturën. Një raport i ngjashëm i shpërndarjes së mjeteve gjendet në shumicën e anëtarëve të NATO-s, me përjashtim të Portugalisë, Bullgarisë, Kroacisë dhe Belgjikës, ku më shumë se 50 për qind e kostove janë të destinuara për personelin ushtarak, Polonia, Hungaria, Finlanda dhe Luksemburgu, ku më shumë se 40 për qind janë për pajisje, kërkime dhe zhvillim, dhe Suedia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Danimarka, të cilat caktuan mbi 40 për qind të fondeve për operacione dhe mirëmbajtje.

Në periudhën 2014-2024, vendi regjistroi një rritje të shpenzimeve për mbrojtjen për 148.87 për qind nga 106 milionë dollarë në vitin 2014 në 263 milionë dollarë këtë vit. Në vitin 2014 shpenzimet për mbrojtjen ishin 1.09 për qind të PBB-së, por tani kanë arritur në 2.22 për qind.

Përfaqësuesja e SHBA-së në Aleancë, Xhulian Smith, në një intervistë për MIA-n, falënderoi Maqedoninë e Veriut për ndarjen e dy për qind të PBB-së për mbrojtje.

Ajo njoftoi se me siguri javën e ardhshme NATO do të publikojë një raport të ri për ndarjen e ngarkesës, i cili do të tregojë se rreth dy të tretat e anëtarëve të aleancës tani shpenzojnë më shumë se dy për qind të PBB-së së tyre për mbrojtjen, gjë që ajo tha se është e rëndësishme sepse do të thotë aleatët mund të përmbushin detyrimet e tyre. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR