• e hënë, 23 dhjetor 2024

Armata shënon 31 vite ekzistim

Armata shënon 31 vite ekzistim

Shkup, 18 gusht 2023 (MIA) - Armata e Maqedonisë së Veriut sot shënon 31 vite të formimit të vet. me atë rast, në Stadiumin ushtarak në Parkun e qytetit në Shkup do të mbahet ceremoni solemne ku do të marrin pjesë kreu shtetëror dhe i Armatës.

Presidenti i vendit dhe komandanti suprem i forcave të armatosura, Stevo Pendarovski për herë të parë do të dekorojë 13 pjesëtarë të Armatës me medaljen për pjesëmarrje në operacione humanitare apo paqësore jashtë territorit të shtetit. BËhet fjalë për mirënjohje e cila për herë të parë do të ndahet në vendin tonë.

Me medalje për guxim do të dekorohen 60 pjesëtarë të armatës të cilët morën pjesë në përballjen me pasojat nga tërmeti katastrofik në Republikën e Turqisë.

Gjithashtu, do të kumtohen Dekrete për avancim në gradën e gjeneralit, ndërsa nga ana e ministres Petrovska do të ndahen grada të avancimit të eprorëve në gradën kolonel.

Siç është paralajmëruar, fjalim në ngjarje do të kenë presidenti Stevo Pendarovski, ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska dhe kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Në varrezat e qytetit në Butel në Shkup, me nderime ushtarake do të vendosen lule në varret partizane, në varrin e presidentit të ndjerë Boris Trajkovski, ish-presidentit Kiro GLigorov dhe në varrin e gjeneralit Mihajllo Apostollski. Lule do të vendosin delegacione nga Kabineti i kryetarit të Kuvendit, Qeveria, Ministria e Mbrojtjes, Shtatmadhoria, Lidhja e luftëtarëve, Organizata e eprorëve ushtarak rezervë, Qyteti i Shkupit.

Delegacioni i armatës do të vendosë lule në përkujtimoren e Malit Sllavej.

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR