Armata izraelite pohon se ka konfiskuar 1,3 milionë dollarë nga Hamasi
- Armata izraelite ka konfiskuar mjete me vlerë prej rreth 1,3 milionë dollarë gjatë luftës me Hamasin në Rripin e Gazës, publikoi sot zëdhënësja e Ministrisë izraelite të Mbrojtjes.
- Post By Besnik Shuki
- 14:49, 26 nëntor, 2023

Tel Aviv, 26 nëntor 2023 (MIA) - Armata izraelite ka konfiskuar mjete me vlerë prej rreth 1,3 milionë dollarë gjatë luftës me Hamasin në Rripin e Gazës, publikoi sot zëdhënësja e Ministrisë izraelite të Mbrojtjes.
Pjesa më e madhe e parave kanë qenë në sikla izraelitë dhe janë gjetur në "vatrat e Hamasit dhe në shtëpitë e personave të kërkuar, ku ka qenë aktiv Hamasi", kumtoi Ministria.
Janë konfiskuar edhe para në valuta irakiane dhe jordaneze dhe dollarë amerikanë. bsh/