• e diel, 22 dhjetor 2024

Armata izraelite njoftoi se gjatë ditëve të kaluara ka hedhur 6.000 bomba mbi Gazë

Armata izraelite njoftoi se gjatë ditëve të kaluara ka hedhur 6.000 bomba mbi Gazë

Tel Aviv, 12 tetor 2023 (MIA) - Armata izraelite njoftoi sot se që nga fillimi i luftës kundër Hamasit, ka hedhur 6.000 bomba mbi Rripin e Gazës.

Izraeli thotë se sulmon caqe të Hamasit islamik, i cili menaxhon me Rripin e Gazës, autoritetet palestineze njoftojnë për një numër të madh të civilëve të vrarë. Ishin goditur edhe spitale dhe strehë të Kombeve të Bashkuara. 

Në sulmet ajrore humbën jetën familje të tëra në shtëpitë e tyre. Ministria e Shëndetësisë në Gazë njoftoi se kanë humbur jetën 22 familje, ndërsa vetëm sot në bilancin e vdekjeve janë shtuar 44 anëtarë të një familje të njëjtë. 

Në ndërkohë, një përfaqësues i Hamasit paralajmëroi se nëse Izraeli vendosë për pushtim tokësor, kjo do të jetë katastrofë për ushtrinë izraelite. 

"Për çdo veprim të ndërmarrë nga armiku kemi plan", deklaroi zëvendësshefi i byrosë politike të Hamasit, Saleh al - Aruri.

Autoritetet izraelite nuk bënë të ditur se planifikojnë pushtim tokësor, por nuk e hodhën poshtë si opsion. Për mundësinë e tillë, armata izraelite ka mobilizuar më shumë se 300.000 rezervistë. fc/

Fotografia: Arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR