Armata izraelite kumtoi se 14 pengj izraelitë dhe tre të huaj i janë dorëzuar Kryqit të Kuq në Gazë
- Katërmbëdhjetë pengj izraelitë dhe tre shtatas të huaj i janë dorëzuar sot Kryqit të Kuq në Rripin e Gazës, kumtoi armata izraelite.
- Post By Besnik Shuki
- 17:23, 26 nëntor, 2023

Tel Aviv, 26 nëntor 2023 (MIA) - Katërmbëdhjetë pengj izraelitë dhe tre shtatas të huaj i janë dorëzuar sot Kryqit të Kuq në Rripin e Gazës, kumtoi armata izraelite.
"Në bazë të informatave të marra nga Kryqi i Kuq, 14 pengj izraelitë dhe tre pengj të huaj i janë dorëzuar Kryqit të Kuq", thuhet në kumtesë.
Sipas marrëveshjes, edhe Izraeli sot duhet të lirojë palestinezë nga burgjet. bsh/