Armata izraelite ka kryer sulme ndaj më shumë se 300 objektivave në Rripin e Gazës
- Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) kanë kryer sulme ndaj më shumë se 300 objektivave në Rripin e Gazës gjatë ditës së djeshme, "Tajms of Izrael".
- Post By Fami Bajrami
- 11:56, 20 dhjetor, 2023
Jerusalem, 20 dhjetor 2023 (MIA) - Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) kanë kryer sulme ndaj më shumë se 300 objektivave në Rripin e Gazës gjatë ditës së djeshme, "Tajms of Izrael".
"Më shumë se dhjetë operativë të Hamasit janë vrarë, ndërsa insfrastruktura e grupit terrorist ishte e gjitha në shënjestër", po thuhet në një deklaratë të IDF.
Në pjesën jugore të Gazës, anëtarët e brigadës së 55-të kanë kryer bastisje në lokacionet e Hamasit në Kan Junis, ku ishte gjetur një magazinë e madhe me armë.
Ashtu siç publikoi "Tajms of Izrael", caku ishin lokacionet e ushtarëve ku ndajnë anëtarët e Hezbollahut, si dhe infrastrukturat tjera. rq/
Foto: Arkivi i MIA-s