• e hënë, 23 dhjetor 2024

Armata izraelite ka hedhur poshtë përgjegjësinë për vrasjen e civilëve, duke pretenduar se ata humbën jetën në rrëmujë

Armata izraelite ka hedhur poshtë përgjegjësinë për vrasjen e civilëve, duke pretenduar se ata humbën jetën në rrëmujë

 Tel Aviv, 3 mars 2024 (MIA) - Armata  izraelite ka përfunduar  hetimi preliminar për vdekjen e më shumë se 100 palestinezëve të cilët humbën jetën në afërsi të një kamioni   me ndihma humanitare javën e kaluar dhe arriti në përfundimin se forcat izraelite nuk kanë hapu zjarr, por se palestinezët humbën jetën  në rrëmujën që pasoi kur kanë  vrapuar drejt kamionëve me ushqim, tha sot zëdhënësi ushtarak.

Autoritetet palestineze pretendojnë se forcat izraelite e kanë kryer masakrën, duke hapur zjarr ndaj një turme njerëzish që ishin mbledhur me shpresë se do të shpërnahet ushqim. 

"Armata izraelite (IDF) ka përfunduar hetimin fillestar për incidentin fatkeq në të cilin civilët nga Gaza u shkelën dhe u plagosën kur sulmuan një konvoj, deklaroi sot zëdhënësi ushtarak izraelit, admirali Daniel Hagari. 

Ai shtoi se në hetim janë përdorë  informacione të mbledhura nga komandantët dhe forcat në terren dhe arriti në përfundimin se nuk kishte sulme izraelite në drejtim të konvojit humanitar. 

Në deklaratën e ushtrisë thuhej se u qëlluan "të shtëna paralajmëruese" që të shpërndahet për    masa e njerëzve dhe ndërsa ushtarët filluan të tërhiqeshin, atyre iu afruan disa hajdutë të cilët përbënin një kërcënim të drejtpërdrejtë. 

Ushtarët u përgjigjën duke qëlluar disa persona, shtohet në kumtesë. 

 Ky raport është në kundërshtim  të plotë me pretendimet e autoriteteve shëndetësorë në Gazë, të cilët  javën e kaluar thanë se të paktën 112 njerëz janë vrarë, ndërsa qindra janë plagosur kur forcat izraelite hapën zjarr ndaj civilëve në një vend për shpërndarjen e ndihmave.

Presidenti palestinez Mahmud Abas deklaroi tha se bëhet fjalë për një "masakër të kryer nga armata okupuese izraelite mbi njerëzit që prisnin kamionët me ndihmë në rrethrrotullimin e Nabulsit", raportuan agjencitë. 

Ministria e Punëve të Jashtme e Francës vlerësoi se "zjarri i ushtarëve izraelitë ndaj civilëve që përpiqen të marrin ushqim është i pajustifikuar". 

 Këshilli i Sigurimit i KB-së dje shprehu shqetësim të thellë për shkak të  mungesës së ushqimit në Gazë dhe bëri thirrje për dërgimin e pandërprerë të ndihmës humanitare.

Ndihma për Rripin e Gazës, e cila është nën një bllokadë izraelite që nga viti 2007, tashmë arrin në sasi të kufizuar kryesisht përmes pikës kufitare Rafah nga Egjipti dhe i nënshtrohet kontrollit izraelit. 

Transporti i ndihmave, veçanërisht në veri të  Rripit  të Gazës, është vështirësuar nga luftimet, bombardimet izraelite dhe rrënojat që bllokojnë rrugët, si dhe vjedhjet. 

Sipas të dhënave të fundit të Hamasit, 118 persona kanë humbur jetën dhe 760 janë plagosur kur ushtria izraelite hapi zjarr ndaj palestinezëve të uritur që prisnin ndihmë humanitare. 

Një ekip i KB-së tha se shumë nga viktimat kishin plagë nga armë zjarri. 

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite Hagari, megjithatë, thotë se nuk ka asnjë bazë për pretendimin se ushtarët izraelitë sulmuan konvojin dhe qëllimisht kanë gjuajtur civilët palestinezë. 

 

QËNDRONI TË LIDHUR