• e hënë, 23 dhjetor 2024

Armata izraelite gjuajti objektiva në Liban dhe në Rripin e Gazës si përgjigje për sulmet për të cilat e akuzon Hamasin

Armata izraelite gjuajti objektiva  në Liban dhe në Rripin e Gazës si përgjigje për sulmet për të cilat e akuzon Hamasin

Jerusalem, 7 prill 2023 (MIA) - Izraeli e goditi Libanin jugor sot në mëngjes dhe vazhdoi të bombardojë caqe në Rripin e Gazës, duke sinjalizuar përshkallëzim gjithnjë e më të madh në rajon pas dhunës së kësaj jave në Jerusalem.

Ushtria izraelite njoftoi se ka goditur tri lokacione të Hamasit në jug të Libanit dhe më shumë se 10 caqe në Rripin e Gazës, pasi nga mesnata ishin gjuajtur 44 raketa ndaj shtetit hebraik nga enklava palestineze. Një prej tyre ka rënë në afërsi të qytetit Sderot.

Shkëmbimi i goditjeve vjen në kohën kur hebrenjtë e festojnë festën Pasha, ndërsa myslimanët e festojnë muajin e shenjtë të Ramazanit. Në vitin 2021, përshkallëzimi i shkaktuar nga përleshjet në xhaminë Al Aksa në Jerusalem shkaktoi luftën 11 ditëshe mes Izraelit dhe Hamasit të cilët menaxhojnë me Gazën.

Sulmet në Libanin jugor sot ndodhën një ditë pasi militantët nga atje gjuajtën më shumë se 30 raketa ndaj Izraelit, me çka ishin lënduar tre persona dhe ishte shkaktuar dëm material.

Pas shkëmbimit të goditjeve, misioni paqësor i KB-së në jug të Libanit njoftoi se Izraeli dhe Libani nuk duan luftë. Ata shtojnë se janë në kontakt me të dyja vendet, të cilat zyrtarisht janë në luftë.

Ata bënë thirrje në ndërprerjen e sulmeve. "Aksionet në 24 orët e kaluara janë të rrezikshme dhe rrezikojnë të shkaktojnë përshkallëzim serioz", thuhet në kumtesë. 

Ushtria izraelite i akuzoi grupet e armatosura palestineze me seli në Gazë të cilat kanë degë në territorin libanez, njoftoi Nju-Jork Tajms.

Gazeta theksoi se dhuna konsiderohet si më e keqja përgjatë kufirit izraelit - libanez nga viti 2006, kur Izraeli zhvillonte luftë kundër grupit militant libanez Hezbollah, i mbëshetur nga Irani, dhe e rriti rrezikun nga konflikti më i gjërë mes Izraelit, grupeve palestineze dhe aleatët e tyre. 

Dhuna do ta komplikojë situatën e paqëndrueshme të sigurisë në rajon, komentoi edicioni. Kjo ndodhi në kushte të tensioneve të rritura në Jerusalem, nivelit jashtëzakonisht të lartë të dhunës në Bregun Perëndimor të okupuar dhe ndarjeve në ushtrinë izraelite, të shkaktuara nga plani kontrovers i qeverisë izraelite për reformë në gjyqësor. 

Uashington post, gjithashtu, shënoi se përshkallëzimi ndërkufitar vjen në kohë të paqëndrueshmërisë së paparë politike në Izrael dhe dhunës së rritur në Bregun Perëndimor.

Qeveria e re ekstreme e djathtë e Netanjahut është e tronditur nga protestat masive shumëmuajshe për shkak të përpjekjeve të tij që t'i dobësojë autorizimet e Gjykatës Supreme të vendit, shkruan gazeta. Disa nga kritikët më të zëshëm të kryeministrit ishin përfaqësues të lartë të kryeministrit të mbrojtjes, të cilët vazhdimisht paralajmëronin se presioni për reforma gjyqësore do ta minojë gatishmërinë e ushtrisë.

Tensionet në Izrael vazhdojnë që të jenë jashtëzakonisht të larta pasi ishte publikuar një xhirim në të cilin shihet se si në mënyrë brutale rrahin palestinezë në xhaminë Al Aksa në Jerusalem të martën në mbrëmje, njoftoi Telegrafi. Gazeta thekson se xhirimi ka shkaktur kaos dhe rrezik në Lindjen e Afërt. 

Rritja e dukshme e dhunës gjatë muajit të shenjë të Ramazanit dhe fillimit të festës hebraike Pasha vjen pas një viti gjakderdhje të rritur në konfliktin izraelit - palestinez, shkruan gazeta "Gardian". Këtë e shkaktoi edhe jehona e vitit 2021, kur përleshjet në Al Aksa gjatë Ramazanit u bënë pjesë e shkaqeve për shpërthimin e luftës 11 ditëshe mes Izaelit dhe Hamasit. Gazeta theksoi se se përputhja e muajit të Ramazanit dhe festës Pasha edhe më shumë i rriti tensionet. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR