• e hënë, 23 dhjetor 2024

Arkivi Shtetëror dhe Banka Popullore nënshkruan memorandum për bashkëpunim

Arkivi Shtetëror dhe Banka Popullore nënshkruan memorandum për bashkëpunim

Shkup, 24 tetor 2023 (MIA)  -  Arkivi Shtetëror dhe Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë së Veriut nënshkruan memorandum për bashkëpunim. Qëllimi i këtij memorandumi është përforcimi dhe zgjerimi i bashkëpunimit të ndërsjellë, në fushën e kërkimit, grumbullimit, përpunimit, regjistrimit, ruajtjes dhe promovimit të materialit arkivor të rëndësishëm për historinë e bankës qendrore, për gjendjen financiare, për zhvillimin e bankave dhe ekonomisë e vendit tonë.

 Siç sot kumtuan nga Arkivi Shtetëror, bashkëpunimi do të realizohet përmes hulumtimit dhe digjitalizimit të materialeve arkivore lidhur me bankat dhe organizatat bankare, të rëndësishme për zhvillimin afarist dhe ekonomik të Republikës së Maqedonisë së Veriut, organizim të përbashkët të ekspozitave dhe aktivitete të tjera nga fusha e kërkimit shkencor dhe edukativ, nxjerrjen e publikimeve dhe librave të përbashkëta të botuara nga palët nënshkruese, si dhe organizim dhe realizim të përbashkët të punës kërkimore-shkencore në institucionet arkivore jashtë vendit, për shkak të locimit, evudentimit dhe digjitalizimit të materialit arkivor të rëndësishëm për zhvillimin tonë afarist dhe ekonomik.

Memorandumin e nënshkruan drejtori i Arkivit Shtetëror, Emil Kërsteski dhe guvernatorja e Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Anita Angellovska Bezhoska. 

 Foto: Arkivi Shtetëror

 

QËNDRONI TË LIDHUR