• e hënë, 23 dhjetor 2024

Arizona akuzoi 18 republikanë për tentim për ta ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve në vend në vitin 2020

Arizona akuzoi 18 republikanë për tentim për ta ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve në vend në vitin 2020

Feniks, 25 prill 2024 (MIA) - Në shtetin federal amerikan të Arizonës, janë akuzuar 18 persona lidhur me tentimin për ndryshim të rezultateve nga zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 në dobi të Donald Trampit, kumtoi prokurori shtetëror, i cituar nga mediumet franceze dhe amerikane.

Sipas mediumeve amerikane, në mesin e të akuzuarve është edhe Rudi Xhuliani, avokati personal i ish-presidentit, Donald Tramp.

Në aktakuzë thuhet se ka pasur komplot për t'u ndarë votat e Kolexhit amerikan zgjehdor, të cilat përdoren në çdo katër vite për zgjedhje të presidentit të ri, në dobi të Donald Trampit në atë shtet, ku në vitin 2020 u fitua ngushtë nga Xho Bajden. Prokurori publik i Arizonës tha se në rast janë përfshirë 11 republikanë lokal, si dhe shtatë jashtë shtetit.

Sipas "Uashington post", në mesin e të shtatëve janë ish-shefi i kabinetit të Donald Trampit në Shtëëpinë e Bardhë, Mark Medous, avokatët Xhena Elis dhe Xhon Istman, këshilltari në fushatë, Boris Epshtajn dhe Rudi Xhuliani, ish-avokat personal i Donald Tramp.

Kundër ish-presidentit nuk është ngritur aktakuzë, por ai është cekur si bashkëpjesëmarrës i paakuzuar, shkruan Uashington post.

Xho Bajden e fitoi këtë shtet jugperëndimor me diç më shumë se 10.000 vota para miliarderit, por shumë përfaqësues të Partisë republikane besuan, pa dëshmi, se ka pasur mashtrime dhe se Donald Tramp ka fituar në zggjedhjet në Arizonë.

Arizona u bë shteti i katërt amerikan, pas Miçigenit, Xhorxhias dhe Nevadës, i cili ndërmerr masa kundër njerëzve të cilët kanë tentuar të formojnë listë alternative të përfaqësuesve t[ Kolexhit zgjedhor, e cila e përcakton presidentin amerikan. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR