• e premte, 05 dhjetor 2025

Arben Taravari realizoi takim në Tiranë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Arben Taravari realizoi takim në Tiranë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Shkup, 21 maj 2025 (MIA)- Lideri i Aleancës për Shqiptarët – ASH, Arben Taravari ka realizuar takim me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë dhe kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama, pas fitores në zgjedhjet e 11 majit.

Takimi u zhvillua në ambientet e kryeministrisë në Tiranë, në një atmosferë miqësore dhe vëllazërore.

Me këtë rast Taravari përcolli urimet më të përzemërta në emër të Aleancës për Shqiptarët për fitoren elektorale dhe rikonfirmimin e mbështetjes qytetare ndaj Partisë Socialiste dhe vizionit të saj për Shqipërinë.

“Me kryeministrin më evropian të momentit ose si thuhet kudo kohët e fundit: me Edin”, shkroi pas takimit Taravari.

Gjatë bashkëbisedimit u diskutuan edhe çështje me rëndësi për shqiptarët në rajon, si dhe nevoja për forcimin e bashkëpunimit ndërshqiptar në të gjitha nivelet – politike, institucionale dhe shoqërore.

Aleanca për Shqiptarët vlerëson lart rolin e Shqipërisë si faktor kyç në mbështetjen e zhvillimit demokratik dhe të drejtave të shqiptarëve në rajon dhe shpreh gatishmëri për thellimin e mëtejmë të këtij bashkëpunimi, thuhet në kumtesën e ASH-së.

 

QËNDRONI TË LIDHUR