• e shtunë, 23 nëntor 2024

Arben Taravari kandidat presidencial i opozitës shqiptare

Arben Taravari kandidat presidencial i opozitës shqiptare

Gostivar, 15 shkurt 2024 (MIA) - Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH) dhe kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari sot publikoi se do të jetë kandidat për president të shtetit.

Kandidatura e tij, siç tha, është propozim i Kryesisë së ASH-së, me mbështetje nga partitë opozitare të shqiptarëve, të bashkuar në koalicionin "Lidhja evropiane për ndryshim" (LEN).

"Është privilegj të të besojnë kaq shumë faktorë. Ka ardhur koha që shteti të ketë presidenti shqiptar, jo teknik por të vërtetë", tha Taravari në konferencën për shtyp në Gostivar, në të cilën morën pjesë liderët e tre partive nga LEN, Izet Mexhiti i Lëvizjes Demokratike, Afrim Gashi i Alternativës dhe Bilal Kasami i Lëvizjes Besa.

Paralajmëroi se do të kërkojë mbështetje nga të gjitha partitë politike që konsiderojnë se ai është njeriu që duhet ta udhëheqë vendin në pesë vitet e ardhshme, si dhe nga organizatat joqeveritare, ndërsa siç tha, para së gjithash, nga populli që është më i rëndësishme për mua. Do të kandidohet me dorëzimin e 10.000 nënshkrimeve, të cilat pret t'i mbledhë brenda dy ditëve.

"Propozimi është i një muaji më parë, këmbëngulja ishte nga miqtë, shokët, bashkëmendimtarët, u ulëm me partitë opozitare, tashmë jemi një opozitë e përbashkët shqiptare, të shtunën do ta zyrtarizojmë këtë dhe erdhëm në përfundimin se do të ishte më mirë për mua të kandidoja për president. Unë kam vendosur mbrëmë vonë të kandidoj, tha Taravari, duke shtuar se do të vazhdojë të jetë kryetar komune, siç theksoi, derisa të zgjidhet president. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR