• e diel, 22 dhjetor 2024

Arben Fetai - zëvendëskryeministër për politika dhe sundim të mirë

Arben Fetai - zëvendëskryeministër për politika dhe sundim të mirë

Shkup, 23 qershor 2024 (MIA) - Arben Fetai, i cili në Qeverinë e re do të jetë zëvendëskryeministër për politika dhe sundim të mirë, ka lindur në Kumanovë, më 11 dhjetor 1980. 

Ka diplomuar në shkenca politike në Universitetin e lirë të Brukselit, ndërsa ka specializuar marrëdhënie të jashtme në Intitutin për studime evropiane në Belgjikë.

Fetai është sekretar për punë të jashtme në Aleancën për shqiptarët dhe shef i kabinetit të Arben Taravarit. 

Në biografinë e tij të bashkangjitur në Kuvend qëndron se Fetai ka përvojë disavjeçare në institucione dhe fondacione ndërkombëtare në Belgjikë dhe Kosovë, ndërsa prej vitit 2022 punon si drejtor ekzekutiv i Institutit për politikë publike Arben Xhaferi në Shkup, përderisa prej vitit 2021 është koordinues global për përfaqësim të Partneritetit strategjik të financuar nga Ministria holandeze e Punëve të Jashtme dhe zbatuar nga Aidsfonds, në Bruksel. 

Prej vitit 2010 deri në vitin 2021 punon si këshilltar i lartë për politikë të BE-së në dy projekte për përfaqësim të fondeve globale, dhe për aksion për shëndet global, financuar nfa Gondacioni Bill dhe Melinda Gejts, në Bruksel. 

Ka qenë i angazhuar edhe në rajon, duke punuar si këshilltar i jashtëm i projekteve të BE-së për ndërtim të kapaciteteve të zyrës për eurointegrime në Kabinetin e kryeministrit të Kosovës në periudhën prej vitit 2005 deri në vitin 2008. 

Fetai ka shtetësi të dyfishtë, krahas të Maqedonisë së Veriut, në biografinë e tij të bashkangjitur në Kuvend qëndron se ka edhe shtetëi belge. Flet gjuhën shqipe dhe franceze si gjuhë amtare, ndërsa njeh edhe gjuhën maqedone, angleze dhe holandeze. ab/ 

Fotо: Profili në FB i Arben Fetait 

QËNDRONI TË LIDHUR