"Apriliada" në Shkup - argëtim për të gjitha brezat (foto)
- Një prilli, Dita e humorit, e të qeshurave dhe shakave, tradicionalisht u shënua sot në Shkup dhe në qytetet tjera në mbarë vendin. Më të vegjlit të maskuar si superhero, princesha, mollëkuqe, bletë, kuzhinierë, mjekë dhe personazhe vizatimor, parakaluan duke krijuar një atmosferë të gëzueshme dhe plot ngjyra.
- Post By Sara Ademi
- 14:50, 1 prill, 2026
Shkup, 1 prill 2026 (MIA) - Një prilli, Dita e humorit, e të qeshurave dhe shakave, tradicionalisht u shënua sot në Shkup dhe në qytetet tjera në mbarë vendin. Më të vegjlit të maskuar si superhero, princesha, mollëkuqe, bletë, kuzhinierë, mjekë dhe personazhe vizatimor, parakaluan duke krijuar një atmosferë të gëzueshme dhe plot ngjyra.

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, në Ditën e shakave, përkujtoi se gëzimi, e qeshura dhe fëmijëria pa brenga janë zbukurimi më i bukur i përditshmërisë.
Ai shtoi se sot sërish në Shkup u mbajt manifestimi "Apriliada", i cili pas disa vitesh stagnim u kthye te publiku më i rëndësishëm - fëmijët.

"Më 1 prill, kur buzëqeshjet janë më të sinqerta dhe fantazia nuk ka kufij, u japim hapësirën fëmijëve për të qenë pikërisht ata që janë, krijues, të gjallë dhe të lumtur", shënoi Gjorgjievski në Fejsbuk.
Ai shtoi se sot Qendra Tregtare e Qytetit në Shkup ishte e mbushur me buzëqeshje, ngjyra dhe energji, duke krijuar atmësferë që do të mbahet mend një kohë të gjatë.

Ringjallja e "Apriliadës", siç theksoi kryetari i Qytetit të Shkupit, është një mesazh se ne do të vazhdojmë të krijojmë momente të tilla, sepse fëmijët tanë meritojnë më të mirën. sa/
Foto: MIA dhe FB i kryetarit të Qytetit të Shkupit Orce Gjorgjievski